Tirane, 10 Shkurt /ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta dënoi me forcë të martën, aktet terroriste që ndodhën sot në Tiranë.
Ai u bëri thirrje autoriteteve të punojnë për gjetjen e autorëve dhe ndëshkimin e tyre, duke ftuar politikën t'i dënojë njëzëri akte të tilla.
Kryetari i Kuvendit garantoi për mbështetje, Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Saimir Tahiri në detyrën e tij në luftën kundër krimit.
"Dënoj me forcë këto akte terroriste. Të gjenden autorët e të ndëshkohen. Politika t'i dënojë njëzëri akte të tilla. Mbështetje ministrit Tahiri në detyrën e tij. Mbështetje policisë dhe agjencive ligjzbatuese", theksoi Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta në mesazhin e tij.
/f.n/









