Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, merr pjesë në koncertin e “Ditës së Europës” në Butrint

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në koncertin e organizuar me rastin e "Ditës së Europës" në qytetin antik të Butrintit në Sarandë.
Në këtë event ishin të pranishëm kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, si dhe mjaft personalitete të jetës publike në vendin tonë.
Në koncertin e organizuar me rastin e "Ditës së Europës", performoi sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula, tenori Armand Kllogjeri si dhe kori dhe Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
I organizuar në një nga monumentet e trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike të vendit tonë, në koncert u luajtën pjesë të shkëputura nga kryevepra të kompozitorëve më të njohur shqiptarë dhe evropianë./atsh/
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla