Kryetari i Parlamentit në Izrael ka dhënë mbështetjen e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Yuli Yoel Edelstein ka shprehur vlerësimin për bashkëpunimin e Shqipërisë me Izraelin ku ka theksuar se, dy vendet kanë histori suksesi bashkëpunimi dhe se Izraeli mbështet vendin tonë në shumë drejtime, duke përfshirë edhe atë ekonomik.

izraeliti

Ne mbështesim politikën euroatlantike të Shqipërisë, mbështesim anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe do jemi të kënaqur që ta ndihmojmë Shqipërinë që të marrë pritjen që meriton në arenën ndërkombëtare. Lidhjet e forta që kemi zhvilluar, bazohen në demokraci, tolerancë fetare dhe respekt të të drejtave të njeriut. Ne kemi identifikuar shumë fusha bashkëpunimi, marrëdhënie të forta ekonomike , por edhe bashkëpunime në fushën e sigurisë e luftës kundër krimit. Ka ende shumë punë për tu bërë për shtrirjen e partneritetit të përbashkët. Ne insistojmë që Shqipëria të zhvillohet me partneritet. Lidhjet dypalëshe do vazhdojnë të rriten, duke u bazuar në vlerat që ne ndajmë” është shprehur  Edelstein.

izraeliti

Ai ka shtuar se, Izraeli kërkon të ketë një bashkëjetesë të mirë me të gjithë fqinjët e saj,  pasi sipas tij paqja e vërtetë vjen vetëm me bashkëpunim.

Fjala e Kryetarit të Knesset, Yuli-Yoel Edelstein në seancë plenare

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)