Kryetari i Kuvendit, Krasniqi: Jap
dorëheqjen nëse PDK e kërkon 

Kryetari i Kuvendit, Krasniqi: Jap<br />dorëheqjen nëse PDK e kërkon 
TIRANE- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi deklaron se nuk do të japë dorëqjen nëse PDK nuk do ta kërkojë, por nëse ndodh do largohet.

Krasniqi, tanimë edhe zyrtarisht i takon një subjekti tjetër politik me emrin Nisma për Kosovën që drejtohet nga Fatmir Limaj. Të dy deputetët u larguan nga PDK dhe tashmë kanë krijuar partinë e re.
 
Krasniqi e arsyeton këtë veprim me faktin se me dorëheqje do të mund të shtynte vendin në krizë institucionale.

"Sapo ta zyrtarizojë PDK kërkesën për dorëheqje, jam i gatshëm në çdo moment të largohem", ka thënë Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Në bazë të Kushtetutës, kryetari i Kuvendit të Kosovës zgjidhet nga partia më e madhe në Kuvend. Mirëpo, tani me Krasniqin është krijuar një rast që nuk parashihet as me Kushtetutë, pasi që ai tani nuk i takon as paertisë më të madhe por as një partie parlamentare, ngaqë Nisma për Kosovën është një subjekt i ri politik.

Pavarësisht këtij fakti, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci nuk ka parë ndonjë arsye që, në këtë fazë, t'i kërkohet dorëheqja Krasniqit, shkruan evropaelirë.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan