Kryetari i Kuvendit, Meta në inaugurimin e shkollës 9-vjeçare “Kuvajt” në fshatin Hardhishtë në komunën Gjepalaj

Tiranë - Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë sot në inaugurimin e shkollës 9-vjeçare "Kuvajt" në fshatin Hardhishtë të komunës Gjepalaj, investim i qeverisë kuvajtiane.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ambasadori i shtetit të Kuvajtit në vendin tonë, z. Najieeb Al Bader, Prefekti i Qarkut Durrës, z. Roland Xhelili, Kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, z. Alfred Mullaraj, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Durrës, Kryetari i Komunës Gjepalaj, z. Ardian Kokomani si edhe presidenti i kompanisë që kishte bërë të mundur ndërtimin e shkollës.
Në fjalën e tij gjatë përurimit, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, duke i uruar suksese nxënësve të shkollës 9-vjeçare të Hardhishtës, falënderoi qeverinë kuvajtiane për investimin në ndërtimin e shkollës. Gjithashtu, z. Meta u shpreh se tani fëmijët e këtij komunitetit do të kenë mundësi të mësojnë në kushte shumë më të mira.
Shkolla 9-vjeçare Kuvajt në fshatin Hardhishtë të komunës Gjepalaj
"Një shkollë moderne, e standardeve më të larta evropiane, gjë do të thotë se fëmijët e Hardhishtës do të fillojnë të mësojnë në kushte shumë më të mira, por gjë që do të thotë se tani duam rezultate edhe më të larta në mënyrë, që ta keni më të lehtë për të përballuar sfidat në të ardhmen tuaj dhe për ta bërë edhe më të bukur Hardhishtën, Gjepalajn, Durrësin dhe të gjithë Shqipërinë", u shpreh Kryetari i Kuvendit në fjalën e rastit.
"Dua të falënderoj nga zemra shtetin vëlla të Kuvajtit, Emirin e Kuvajtit, qeverinë e Kuvajtit dhe në veçanti Ambasadorin e Kuvajtit, Shkëlqesinë e Tij, z. Najieeb Al Bader për këtë dhuratë të mrekullueshme dhe të çmuar që i kanë bërë komunitetit tuaj, që i kanë bërë fëmijëve, por edhe prindërve të tyre, që i kanë bërë edhe mësuesve" vijoi Meta në fjalën e tij.
Kryetari i Kuvendit theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera dhe se investime të tilla nga shteti kuvajtian rrisin bashkëpunimin midis dy vendeve.
"Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera dhe vepra të tilla ndihmojnë për të forcuar ndjenjat vëllazërore midis dy vendeve dhe dy popujve. Jam i bindur që këta fëmijë nga dita e sotme do të ruajnë në zemrën e tyre një mirënjohje të veçantë për Kuvajtin", - tha Kryetari i Kuvendit.
Ndërsa ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, z. Najieeb Al Bader, theksoi se inaugurimi i kësaj shkolle do të thotë shumë për shtetin kuvajtian i cili bëhet në të njëjtin muaj që përkon me festën e pavarësisë të Kuvajtit.
"Jam shumë i lumtur që ndodhem sot për inaugurimin e kësaj shkolle" u shpreh Ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, z. Najieeb Al Bader në fjalën e tij. "Ky me të vërtetë është një bashkëpunim i mëtejshëm midis Shqipërisë dhe Kuvajtit dhe inaugurimi i kësaj shkolle, sidomos në këtë muaj, në muajin shkurt, vjen pikërisht në kuadër të festimeve në shtetin e Kuvajtit që janë festimet për pavarësinë e çlirimin e Shtetit të Kuvajtit" theksoi ambasadori Al Bader.
Nga ana tjetër Kryetari i Komunës Gjepalaj, Ardian Kokomani e falënderoi ambasadorin Najieeb Al Bader për investimin që shteti i Kuvajtit bëri për ndërtimin e shkollës së re. Kokomani në fjalën e tij ai theksoi se Këshilli i Komunës kishte marrë vendimin për ta shpallur ambasadorin Najieeb Al Bader "Qytetar Nderi" duke i dorëzuar edhe dekoratën e komunës.
Vlera e investimit për ndërtimin e shkollës eshte 333 mijë euro. Ndërtimi është realizuar në 6 muaj dhe përfshin 9 klasa mësimore, të cilat funksionojnë nga klasa e parë deri në klasën e nëntë si edhe dy grupe kopshti. Krahas kësaj, në shkollë është ndërtuar një bibliotekë si edhe një laborator informatike.
/ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagosje me thikë pranë teatrit 'Migjeni'