Kryetari i ri i Bashkisë Dibër, Rama:
Puna e parë do jetë infrastruktura

Kryetari i ri i Bashkisë Dibër, Rama:<br />Puna e parë do jetë infrastruktura
Kryetari i ri i bashkisë së Dibrës, Muharem Rama, ka falenderuar zgjedhësit të cilët i dhanë atij fitoren si kryebashkiak, në zgjedhjet e pjesshme lokale.
 
Ai tha se sot për Dibrën fillon një epokë e re, ajo e mirëqenies, ndërsa theksoi se puna e parë e tij si kryebashkiak do të jetë ndërhyrja në infrastrukturën urbane të qytetit, e cila sipas tij është në gjendje të shkatërruar.
 
"Falenderoj popullin e Dibrës për mbështetjen masive. E prisja mbështetjen dhe fitoren, por jo kaq të madhe. Sot për Dibrën fillon një epokë e re, epoka e rritjes së punësimit dhe mirëqenies. Puna e parë në bashki do të jetë ndërhyrja në infrastrukturën e Dibrës, që është në gjendje të mjerueshme. Fitoren ia dedikoj të gjithë elektoratit të Dibrës, z.Gjiknuri dhe znj.Gjylameti dhe gjithë PS-së", u shpreh kryebashkiaku i ri i Dibrës, Muharem Rama.  
 
Ndërkohë, festa e mbështetësve socialistë nisi në ambientet e jashtme të KZAZ nr.19 në Dibër, ku u mblodhën një numër i madh anëtarësh të PS. 

diber
(Mbështetësit e PS jashtë KZAZ nr.19, në Dibër)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron