Krasniqi takon Përfaqësuesen e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, Teresa Ribeiro

Krasniqi takon Përfaqësuesen e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, Teresa Ribeiro

Përfaqësuesja e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, Teresa Ribeiro dhe Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi u prit në një takim nga Përfaqësuesja e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, Teresa Ribeiro.

Gjatë këtij takimi Krasniqi foli për vizionin që do të udhëheqë veprimtarinë e saj në krye të AMA-s. Duke u ndalur tek shtyllat kryesore, ajo vlerësoi mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve, mbrojtjen e gazetarëve, të drejtat e autorit, transpozimin e direktivës AVMS 2018/1808 të BE-së dhe çështje të tjera në hapësirën mediatike të cilat kërkojnë vëmendje.

Krasniqi dhe Ribeiro  diskutuan mbi vijimin e bashkëpunimit, për të cilin kreu i RFoM priti me kënaqësi ftesën për të qenë në Tiranë në zyrat e AMA-s dhe kudo ku kërkohet kontributi i institucionit që ajo drejton. Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive u shoqërua në këtë takim nga Kreu i Misionit të përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Vienë, Ambasador Igli Hasani.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë