Kryetarja e KLGJ Llagami: Kuvendi nuk ka marr parasysh nismat tona! Bushka: Po punojmë për këto propozime, t'i fusim në axhendë

 

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, ka ngritur shqetësimin se KLGJ prej 6 muajsh ka dërguar në Kuvend nisma të cilat kanë të bëjnë me ulen e beklogut, por nuk janë marr parasysh nga Kuvendi.

Llagami ka kërkuar mbështetje nga Kuvendi që të vihet sa më shpejtë në lëvizje për këto nisma.

 “KLGJ ka depozituar disa nisma që kanë të bëjnë me beklogun dhe këto nisma kanë mbi 6 muaj që janë pranë Kuvendit, i kemi raportuar dhe vazhdojmë që ti raportojmë, janë bërë me grupin e punës me strategji për uljen e beklogut dhe deri më tani nuk kemi asnjë feetback nga kuvendi mbi ecurinë pavarsisht urgjencës dhe nevojshmërisë që kemi deklaruar ne për këto nisma. Ne si KLGJ, unë jam edhe për pak ditë kryetarja e KLGJ, por kjo s’më bënë që të mos i jem zëri i sistemit në këtë forum. Ne jemi të hapur për të filluar punë intensivisht sepse ato që ne kemi propozuar i kemi depozituar dhe janë gjëra konkrete, nuk janë nisma që janë bërë për ndryshime, por janë nisma që kanë një raport analizë se si do të ndërhyjmë në këto ligje. Unë them që të vihet sa më shpejtë në lëvizje për këto nisma.  Nëse ne nuk bashkëpunojmë për të realizuar këtë, KLGJ nuk ka ca bënë më në kompetencat e saj nëse nuk mbështetet nga Kuvendi”, tha ajo.

Ndërkohë, duke iu përgjigjur Llagamit, deputetja e PS Klotilda Bushka u shpreh se po punohet për këto propozime që synojnë uljen e dosjeve në pritje. Ajo ka kërkuar që të futen edhe në në procedurë parlamentare.

“Janë depozituar dy paketa ligjore për uljen e beklogut dhe një paketë tjetër është depozituar më vonë dhe të 3 paketat janë pjesë e të njëjtave ndryshime ligjore dhe plotësimin i të gjithë paketës është bërë para mbylljes së sesionit në gusht. Kjo paketë është gati për tu vijuar si nismë në këtë sesion parlamentare dhe kërkon prioritet dhe duhet ndjekur nga kuvendi. Është bërë me mbështetje të ekspertizës së BE dhe SHBA dhe duhet futur në procedurë parlamentare”, tha ajo.  


Lajmi kryesor:

Komisioni antikorrupsion/ SHBA, Britania dhe BE: S'ka kthim pas të reformës në Drejtësi! Gonzato: Zbatoni vendimet e Kushtetueses siç janë


S.B/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë