Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán

 

Kryetarja e Kuvendit,Lindita Nikolla, priti sot Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, dhe delegacionin qeveritar,  cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Pasi i uroi mirëseardhjen në Kuvendin e Shqipërisë,  Kryetarja Nikolla e falenderoi Kryeministrin Orbán për kontributin e tij në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi politik mes Shqipërisë dhe Hungarisë është i ngushtë, mbështetës e miqësor. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e zëshme të Hungarisë ndaj perspektivës së integrimit të Shqipërisë në BE si edhe për mbështetjen proaktive dhe të përkushtuar në zhvillimin dhe integrimin evriopian të rajonit, nisur nga vizioni se  BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa shtetet e këtij rajoni kanë nevojë për BE-në.”, theksoi Nikolla.

Kryetarja Nikolla nënvizoi gjithashtu se vendet tona kanë potenciale për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në sektorë kyç si infrastruktura, transporti, bujqësia, turizmi, digjitalizimi dhe siguria kibernetike, energjia e rinovueshme, sistemi hekurudhor etj.

Nikolla vuri në dukje rolin konstruktiv, stabilizues dhe proaktiv të Shqipërisë në zhvillimet rajonale, si kontribut për paqen, stabilitetin dhe sigurinë.

Duke shprehur keqardhje për kundërshtimin e Hungarisë ndaj fillimit të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Kryetarja Nikolla i kërkoi Kryeministrit Orbán rishikimin e këtij qëndrimi.

Kryeministri Viktor Orbán falenderoi Kryetaren Nikolla për pritjen, vlerësoi lart bashkëpunimin mes dy vendeve, vuri në dukje kontributin e marrëdhënieve politike në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Hungarisë, ftoi kompanitë shqiptare të investojnë në Hungari, vlerësoi arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe potencialin e Shqipërisë dhe të rajonit si një rezervë e madhe për modernizimin dhe rritjen ekonomike të BE-së, rezervë e cila duhet shfrytëzuar nëpërmjet përshpejtimit të ritmeve të zgjerimit.

Kryetarja Nikolla dhe Kryeministri Orbán diskutuan edhe mbi bashkëpunimin mes dy vendeve dhe mbështetjen reciproke në organizatat dhe forumet shumëpalëshe.


Lajmi kryesor:

Rama pret Viktor Orban, firmosen 2 marrëveshje! Kryeministri hungarez: Shqipëria priti 13 vite për negociatat me BE, e turpshme që procesi po ecën kaq ngadalë


M.T/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'