Nikolla, flet mbi luftën kundër dhunës me bazë gjinore: Politika të shërbejë si model i lartë i përfaqësimit

Nikolla, flet mbi luftën kundër dhunës me bazë gjinore: Politika të shërbejë si model i lartë i përfaqësimit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla, flet mbi luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe pjesëmarrjen e grave në politikë.

Në kuadër të aktiviteteve që ka ndërmarrë Prezenca e OSBE-së në Tiranë për të promovuar më shumë barazinë gjinore dhe agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka folur mbi luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe pjesëmarrjen e gratve në politikë.
 
"Kam një falënderim të posaçëm për OSBE-në, si një partner i rëndësishëm për të adresuar çështjet e barazisë gjinore, por posaçërisht për asistencën tejet të vlerë, që i bën punës së Kuvendit të Shqipërisë. 

Duke reflektuar për rrugëtimin tim politik edhe kontributit tim modest në detyrat që kam pasur, e përsëris se ia ka vlejtur ky angazhim. Ja ka vlejtur për të mundësuar më shumë ndryshime, për të  realizuar më shumë ide, që nëse nuk do tëisha në politikë, do ta kisha të pamundur. Duke nisur nga përballja ime e parë në elektorat me komunitetin, për zgjedhjen e kryetarit të njësisë bashkiake në vitin 2007, kur përballë meje ishte një burrë dhe  atëherë forca ime politike ishte në opozitë. Përballova hezitimin e komunitetit dhe zhvillova një fushatë, që unë e kam titulluar fushatë jo derë më derë, por zemër më zemër, me idenë për të kontaktuar me çdo familje dhe çdo banor të komunitetit.  Po ja dolëm, ja dolëm të ishim një fushatë fituese ,edhe pse ishim në opozitë, edhe pse isha një grua. Një komunitet heterogjen në mini-Bashkinë Nr. 1 në Tiranë, ajo zgjodhi t’i besojë një gruaje dhe më pas kontributi im së bashku me skuadrën e Njësisë Bashkiake nr. 1 bëri të mundur që në zgjedhjet pasardhëse, fitorja të ishte edhe më e thellë, besimi të ishte edhe me i madh dhe shërbimi për qytetarët më i dobishëm. 

Në lidhje me dyshimin që pritshmëritë janë që gratë  duhet të bëjnë punë të thjeshta sepse janë të paragjykuara, mund të pohoj se edhe unë ham paragjykuar në detyrën time në disa raste. Kujtoj këtu vendimin e vështirë për mbylljen e 22 universiteteve private; kujtoj rrugëtimin e gjatë që ne bëmënë kontrollin e verifikimit të ligjshmërisë dhe asnjë nga burrat pronarë të universiteteve, as nuk e mendonin dhe as nuk e besonin që një grua ministre do të merrte një vendim të fortë, por të duhurin, për mbylljen e 22 universiteteve. Paragjykim që unë e kam ndjerë edhe në opinionin publik, duke parë qënuk mundet një grua që nuk bërtet, një grua e qetë, një grua qëmë shumë dëgjon, të ketë aftësi të tilla që të marri vendime kaq të forta, sepse lidershipi i fortë gjithmonë asociohet me lidershipin burrëror.

Ky është një lloj paragjykimi që vjen edhe nga mentaliteti i shoqërisë që sukses në politikë arrijnë burrat e fortë të politikës. Por prania e shumë zonjave në kabinetin qeveritar tregon të kundërtën dhe jemi vendi i parë nëbotë qe kemi bërë të mundur që 70% e kabinetit qeveritar tëjenë gra dhe vajza. 

Po ashtu, edhe rritja e numrit të grave deputete bën të mundur që ne gratë dhe vajzat që na është besuar kjo përgjegjësi, të shërbejmë si një shembull, si një model i mirë për të transformuar ato lloj stereotipe që janë formuar në shoqëri, por nga ana tjetër për të bërë të mundur që këtë nivel përfaqësimi në vendimmarrje të grave dhe të vajzave, ne ta shpërndajmë kudo, në çdo vend ku merren vendime, sepse sa më shumë gra e vajza të kemi, t’i fuqizojmë në vendimmarrjeaq më e plotë do të bëhet edhe vendimmarrja në shërbim të grave dhe vajzave, por edhe të djemve e burrave dhe të gjithë shoqërisë. 

Ndaj, unë këtë e besoj fort dhe mendoj që të gjitha gratë dhe vajzat që janë pjesë e politikës, përtej barrierave që ofron politika jonë, shpeshherë e ashpër dhe e padrejtë përkundrejt drejtimit dhe çfarë ofron një grua apo vajzë që sot është në pozicione drejtuese, ne duhet të jemi të gjitha bashkë një zë i bashkuar për të bërë më mirë dhe më shumë për barazinë gjinore, për të adresuar çështjen e dhunës me bazë gjinore dhe për të fuqizuar gratë dhe vajzat, patjetër duke bërë të mundur edhe përmirësimin e jetës së tyre sociale dhe ekonomike. 
 
Do të ishte utopike të mendonim se ne do të çonim përpara çështjen e barazisë gjinore dhe adresimin e çështjeve që lidhen me gratë dhe vajzat, duke u shkëputur nga ndërveprimi dhe bashkëpunimi me djemtë dhe burrat e këtij vendi. Ne duhet të jemi bashkë aty ku merren vendime dhe gjej me vend faktin se në rrugëtimin politik, ne për të bërë sukses nuk kemi qenë të vetme. 

“Aleanca e Grave Deputete”, që është ngritur si një grup vullnetar në Kuvendin e Shqipërisë dhe që synon përmes veprimtarisë së saj përmirësimin e statusit të grave dhe vajzave, por edhe çuarjen përpara të problemeve të barazisë gjinore dhe adresimit të dhunës me bazë gjinore, e ka parë këtë në gjithë aktivitetin e saj punën të pandarë, e besoj i tillë do të jetë edhe grupi i ri që sapo është krijuar; në planin e tij të veprimin nuk e sheh të ndarë nga burrat deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, sepse mjafton t’i referohemi faktit se në çdo ligj kërkohet komponentja e barazisë gjinore dhe kontributi në ligjbërje nuk është vetëm i grave por është edhe i burrave. 

Nënkomisioni parlamentar për çështjet e barazisë dhe parandalimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk përbëhet vetëm nga gra, por edhe nga burra deputetë. 
Kështu që në këtë këndvështrim, unë besoj se jemi të gjithë të nevojshëm dhe mjaftueshëm të motivuar për të bërë më të mirën, ashtu sikurse në gjithë axhendën e punës për tëadresuar çështjet e grave dhe vajzave në komunitet, deputetët kanë rolin e tyre specifik nga komunitetet që vijnë, sepse nuk duhet të harrojnë, që në përfaqësimin e tyre kanë ardhur edhe me mbështetjen përmes votës së grave dhe vajzave. Prandaj duhet të ngrihen në nivelin e përgjegjësisë për t’iu shërbyer.

Në themel të dhunës ndaj grave dhe vajzave qëndron pabarazia gjinore; pabarazia gjinore dhe dhuna janë shprehje flagrante të shkeljes së të drejtave të njeriut. 
Kjo dhunë me bazë gjinore përçon pasiguri tek gratë dhe vajzat, ndalon ato që të marrin pjesë në shoqëri, të përdorin aftësitë dhe njohuritë e tyre në mënyrë maksimale për të shërbyer,

Sigurisht, dhuna fizike, seksuale, psikologjike është shkelje e të drejtave të njeriut në rastet më të rënda dhe fatkeqësisht raportet tregojnë se është një fenomen që ka gjetur shtrirje në shoqërinë tonë, ndaj duhet adresuar me forcë deh duhet adresuar përmes mekanizmave parandaluese, por edhe ndërgjegjësuese për raportimin e dhunës, sepse është e vërtetë që gjithë kjo situatë bashkëshoqërohet nga një mentalitet, që gati- gati është kthyer në një normë të shoqërisë shqiptare, që dhuna është çështje e brendshme, personale dhe nuk denoncohet.

Më vjen mirë teksa shoh dhe besoj që tek vajzat dhe gratë e reja ky mentalitet ka filluar të ndryshojë dhe shumë shpejt ato do të jenë denoncuese dhe do të kuptojnë që ky nuk është një fenomen që mund të mbahet brenda familjes apo brenda vetes, ndaj ftoj dhe përfitojë nga rasti për të bërë edhe njëherë një thirrje që është shumë e rëndësishme që dhuna kudo ku ajo ndodh: në familje, në punë, media, kudo ku ndodh, ajo duhet denoncuar. 

Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2017 ka miratuar Rezolutën për dënimin e dhunës ndaj grave e vajzave dhe rritjen e efektshmërisë të mekanizmave ligjorë për parandalimin e saj. Në zbatim të kësaj rezolute, është ngritur edhe nënkomisioni parlamentar për barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj Gruas.
Ky nënkomision në kuadër të procesit të kontrollit parlamentar, kërkon informacion të vazhdueshëm për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për barazinë gjinore, raporto për situatën e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, shtrirjen dhe funksionimin e mekanizmave të koordinuar tëreferimit të rasteve të dhunës në familje, raportim për çështje të diskriminimit ndaj grave, si dhe zhvillon seanca dëgjimore me grupet e interesit dhe institucionet.

Politika duhet të shërbejë si model i lartë i përfaqësimit sepse është investuar besim që vjen përmes votës dhe politika duhet patjetër që të jetë modeli dhe shembulli në kuptimin e komunikimit, në kuptimin e etikës dhe qëndrimit për sa i takon vlerave. Por nëse i referohemi politikës 30- vjeçare në vend, besoj këtu nuk ka nevojë për shumë vëmendje, sepse ajo ka qenë e mbushur me skena ku retorika politike, ka tejkaluar çdo cak të etikës, ku shpesh argumenti dhe kundërargumenti është zëvendësuar me denigrimin personal, me gjuhë urrejtje, shpesh herë seksiste kur drejtohet ndaj një gruaje apo vajze që është në politikë, ndaj në këtë drejtim besoj që kemi të gjithëpër të përmirësuar dhe reflektuar.  

Rrugëtimi im politik ka qenë një rrugëtim i hapave të vegjël, duke e filluar nga baza, ndaj unë do t’i ftoja të rinjtë dhe të rejat që të guxonin, të bashkoheshin, të ishin pjesë e politikës,të ndiqnin me pasion hapat e vegjël të rritjes në karrierën politike, sepse jo rrallëherë është krijuar edhe një kulturë do të thoja e mbrapshtë e përfaqësimit, që shpesh herë të rinjtë i atashohen një force politike jo për programin, për misionin apo pasionin që ato kanë për ta përdorur forcën politike si një instrument për të ndryshuar ca realitete, të cilët ata veç e veç e kanë të pamundur t’i ndryshojnë, por duke qenë bashkë dhe duke e pasur këtë instrument të rëndësishëm që është partia politike ato të bëjnë të mundur ndryshimin, shpeshherë atashohen për arsye pragmatiste, padashur t’i paragjykoj. Investimi më i sigurt është ky investimi i hapave të vegjël dhe i kontributeve për t’u rritur dhe për t’u formësuar si lider në politikë", tha Nikolla. 

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tela: 26/11/2021 20:00

    Do te ishte me interes te publikut nese reflektimi i lokaleve 2007 perfshinte dhe shoqen Monika Kryemadhi? Urime zonje dhe' nese Rama nuk te ben Presidente' turp te kete. Hapa te vegjel? Nuk e ke per Boren ministre besoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja