
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka pasur ditën e sotme një reagim pasi Rada Trajkoviç, këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, u ndalua nga policia serbe në pikën kufitare Merdare dhe nuk e lejonin të hynte në Serbi.
Ambasadori Rohde e konsideron si të papranueshëm trajtimin që i është bërë aktivistes serbe dhe përmend mos -reagimin nga ana e “Listës Serbe”.
“I papranueshëm trajtimi i aktivistes serbe nga Kosova, Rada Rrajkoviç. Vë re se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë reagim. Standarde të dyfishta?”, shkruan Rohde në Twitter.
Ditën e premte, Trajkoviç, e cila është këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç u pengua të kalonte nga autoritetet kufitare serbe në pikën kufitare Merdare, ku qëndroi prej disa orëve, por për shkak të gjendjes shëndetësore u dërgua në spital dhe një ditë më vonë gjendja e saj u përmirësua dhe la ambientet e spitalit.
Lajmi kryesor:
10 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, Osmani takon komandantin e KFOR! Zv.kryeministri Bislimi: Ka pasur plan ruso-serb që të digjej pika kufitare e Jarinjës








