Kryetarja e LSI Pukë:I dërguari
i PS më tha do të të pushkatoj

Kryetarja e LSI Pukë:I dërguari<br />i PS më tha do të të pushkatoj
Kryetarja e LSI-së, Sajmira Laçi, dhe LRI-së në Pukë, Romina Kuçi, kanë bërë një denoncim për ushtrim dhune psikologjike ndaj tyre.

Në një lidhje për Report TV, Laçi kandidate për deputete e LSI në Shkodër, u shpreh se njerëz të Partisë Socialiste u kanë zënë pritë me makina dhe i kanë kërcënuar me jetë.

"Kam qenë duke u kthyer nga Fierza, nga Fierza deri në komunën Blerim na ka ndjekur një makinë, ka qenë vendosur kryq në rrugë disa furistrada me logon e PS, kanë qenë më shumë se 20 persona. Nuk kanë ushtruar dhunë fizike, por psikologjike, më kanë kërcënuar me jetë. Pal Doçi i deleguari i kryeministrit më ka thënë dy herë ty do të të pushkatoj, i kam thënë pushka top t’u bëftë.
 
Në Fushë-Arrëz jemi ndaluar pa asnjë lloj motivacioni nga policia. Romina është rrëzuar keq, ka kërkuar ambulancën para se të bjerë në tokë pa ndjenja, por policia nuk e mori. Kur u rrëzua e kemi marrë dhe e kemi çuar në spital, gjendja e saj nuk është e mirë"
, tha ajo.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar