TIRANË - Për herë të parë një kryetare e Parlamentit të Zvicrës viziton Shqipërinë. Sot, takimi i Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli me Kryetaren e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, zonjën Maya Graf, hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, bëri të ditur zyra e shtypit e Kuvendit. Delegacioni që e shoqëronte zonjën Graf kishte përfaqësues të të gjithë forcave parlamentare zviceriane.
 
“Zhvillim mbresëlënës” e konsideroi zonja Graf, gjithçka që është bërë në një një kohë shumë të shkurtër të demokracisë në Shqipëri. Ajo falenderoi zonjën Jozefina Topalli për ftesën, si një mundësi për të parë e prekur nga afër realitetin dhe dëshirën e shqiptarëve për të ecur përpara.
Biseda mes dy zonjave u përqëndrua në rritjen ekonomike të Shqipërisë, në projektet e mëdha infrastruktuore anembanë vendit, në bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, bujqësisë, turizmit, inovacionit e arsimit.

Zvicra është një nga vendet më të pasura botërore, një qendër e ekonomisë grlobale dhe znj. Graf shprehu interesin e vendit të saj, për të ecur përpara me projekte të tjera bashkëpunimi më Shqipërinë, në vijim të projekteve shumë të suksesshme zviceriane në vendin tonë.

Kryetaret e dy parlamenteve biseduan për nxitjen e mëtejshme të marëdhënieve parlamentare fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik përmes vizitave zyrtare në të gjitha niveleve Gjatë vizitës në Shqipëri, zonja Graf do të shohë nga afër edhe projekte zviceriane në zbatim

Po sot, Kryetarja e Parlamentit të Zvicrës është pritur edhe nga Avokati i Popullit, z.Igli Totozani, i cili vlerësoi marrëdhëniet shumë të ngushta me ambasadën zvicerane për kontributin dhe mbështetjen e Avokatit të Popullit

Më tej z. Totozani bëri një pasqyrë të punës së institucionit dhe foli mbi çështjet më delikate të trajtuara nga institucioni i Avokatit të Popullit si dhe shqetësimin e tij lidhur me përhapjen e retorikes nacionaliste në Shqipëri.

Ai u ndal veçanërisht tek natyra e ankesave të dërguara pranë institucionit, tek komunitetet të cilat kanë më shumë nevojë për mbrojtje institucionale në Shqipëri si dhe tek vështirësitë e hasura në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e tjera.

Znj. Graf shprehu falenderimin e saj për disponibilitetin e z. Totozani për të qënë kaq i hapur dhe transparent mbi punën e institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri, duke e vlerësuar këtë si një shenjë pozitive për një vend të vogël si Shqipëria. Më tej ajo shprehu interesin e saj mbi çështjen e romëve në Shqipëri.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)