Akuza të forta kanë ardhur në drejtim të presidentit të klubit Apolonia Koço Kokëdhima nga Gjon Gjonaj, kryetar i bashkisë Pukë, i cili njëkohësisht administron edhe klubin e Tërbunit. Pas fitores së fundit 2-0 kundër Korabit, që i mundëson fillimisht Tërbunit zhvillimin e ndeshjes ‘play-off’ me Apoloninë dhe më pas nëse fiton ‘play-off-in’ tjetër për t’u ngjitur në Superligë me vendin e tetë, kryetari Gjonaj e ka cilësuar Kokëdhimën si kryetrafikantin e Kategorisë së Parë.

Gjonaj thotë se Kokëdhima, por edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e kanë vendosur në një trysni të jashtëzakonshme për 12 muaj. Madje duke i shkaktuar stres dhe dëmë ekonimike.   

“Për ndeshjen tjetër do iu jap 1 milionë lek premio. Do ua jap nga vetja dhe jo nga ndërrmjarja. Besoj që do luajmë për atë ditë pavarësisht vështirësive të jashtëzakonshme te ne. Unë do prononcohem nesër ose pasnesër për kryetrafikantin e kategorisë së parë Kokëdhimën, por problem është … do i lejmë të paktën prezent federatës, organizmave të ndryshme, se ai po trafikon gjatë gjithë kampionatit.

I gjithë mundi dhe djersa mos të na shkojë dëm. Megjithatë kërkoj që le ta humbim krejt kampionatin, le të dalim në kategorinë e dytë se kam problem, por Fierin e kam shumë problem. Se kemi pësuar probleme fizike, psiqike, ekonomike prej tij. (nënkupton Koço Kokëdhimën).

Kjo do jetë prezantimi i parë me instansat kryesore, por kërkoj prej jush mobilizim. Unë nuk dua asgjë tjetër veçse të mundim Fierin. Nuk ka asnjë problem, nuk kam pretendime për të ikur dhe për të ndenjur dhe të tjera histori. Unë për vete, personalisht, se kemi bërë edhe biseda, kam qenë në trysni të jashtëzakonshme prej atij dhe federatës për 12 muaj. Të ishte puna për të dalë në plane të tjera të kisha llogaritur, por njeriu po kërkoj të qëndrojë i madh duhet të rrijë i madh dhe jo i vogël si ai.

Kështu që kërkoj mbështetjen e tuaj totale, një impenjim maksimal gjatë gjithë kësaj jave. Me i shkri të gjitha mundësitë … të paktën të dalim me dinjitet prej kujtdo të dalim. Sepse ju e patë vetë një aktivitet 10 mujor pa asnjë pisllik. Kështu që në këto kushte ia del që të dalim kryelart me çfarëdo lloj mundi dhe sakrifice. Faleminderit prej jush,”-u shpreh Gjon Gjonaj, kryetar i bashkisë Pukë.