Kryhen 24% e punimeve në rrugën Orikum-Dukat, ministrja e Infrastrukturës: Brenda tre vitesh përfundojnë punimet

Që nga nisja e investimit fund vitin e kaluar me një vlerë 67.3 milionë euro, janë realizuar 24% të punimeve në rrugën Orikum-Dukat.

Bashkimi i Bypassit të Fierit me tunelin e Llogarasë për të dalë më pas në rrugën e Dhërmiut, që pritet të lehtësojë rajonin e jugut me shkurtim të distancës, sipas ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku duhet të mbyllet brenda 3 viteve.

“Kemi tre vepra të cilat në bazë të studimeve që ne kemi bërë kemi dalë në rezultatin që këto ishin tre copëzat që duheshin të bashkoheshin në këtë pjesë të daljes së Vlorës ose më saktë nga hyrja e Vlorës, deri në daljes e saj, për ti dhënë një infrastrukturë moderne sipas të gjitha kushteve dhe parametrave teknik dhe të sigurisë rrugore, të gjithë vizitorëve, padyshim banorëve fillimisht, por dhe turistëve të zonës së jugut. Shpresojmë që në 3 vite i gjithë ky gjerdan infrastrukturor, i cili fillon me Bypassin e Fierit dhe përfundon në krahun tjetër, pra në dalje të tunelit të Llogarasë në Palasë dhe më pas me rrugën Palasë - Dhërmi, që është një tjetër kantier ku punohet, ne në përfundim të 3 viteve do të kemi një gjerdan infrastrukturor i cili do të ndryshojë konceptin e udhëtimit në jugun e Shqipërisë”, tha Balluku.

Rruga Orikum – Dukat po ndërtohet me koncesion të Partneritetit Publik Privat dhe është 14.7 kilometra e gjatë.

Në këtë rrugë është e planifikuar udhëtimi me shpejtësi deri në 60 kilometra në zonat e banuara dhe deri në 100 kilometra në orë në segmentet e drejta. Koncesioni ka afat 13 vjeçar dhe është parashikuar edhe mirëmbajtja e aksit për 10 vitet e ardhshme pas vendosjes së në funksion.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare