MILOT - Rruga në kryqëzimin e Milotit është kthyer në një makth për drejtuesit e mjeteve. I gjithë rrethrrotullimi është me gropa të mëdha dhe trafiku i rënduar pengon qarkullimin normal të mjeteve.
Ndërhyrja ka nisur prej 5 muajsh, por aktualisht në kryqëzimin e Milotit nuk punohet për ndërtimin e rrethrrotullimit, që do të shmangte problemet në lëvizjen normale të mjeteve.
Pamjet(si më poshtë) tregojnë qartë se rruga është e mbushur vetëm me gropa dhe trafiku është i pandashëm për automjetet. Kjo është panorama e një vëzhgimi të shpejtë, që fatkeqësisht përjetohet çdo ditë nga mijëra automjete, që levizin drejt veriut dhe verilindjes së vendit dhe anasjelltas.
Ky fakt përbën një shqetësim për drejtuesit e mjeteve, pasi sipas tyre ky është vetëm fillimi i rritjes së fluksit të automjeteve dhe sigurisht do të përbëjë një shkak më tepër për një trafik të rënduar.
“Kur jemi në prag të stinës së verës dhe fluksi i mjeteve që lëvizin drejt zonave bregdetare të Lezhës rritet ndjeshëm”, - shprehen shoferët.
Ky kryqëzim kthehet në makthin e drejtuesve të automjeteve, e ndoshta per t’u bërë edhe pengesë për frekuentimin e bregdetit të Lezhës e më gjerë.
/Shqiptarja.com