/ATSH/- Roman 'Kryqi i harresës' i shkrimtares Flutura Açka, i titulluar në gjuhën holandeze "Kruis van vergetelheid",  është  promovuar të shtunën në Anwerpen të Belgjikës .
Përveç këtij romani, libraria në Belgjikë, do të ketë në fond edhe veprat në gjuhën shqipe, romanet: "Kukullat nuk kanë Atdhe", "Ku je?", "Kryqi i harresës", "Hiri&Vetmi gruaje" dhe vëllimin poetik "Këpucët e kujtesës".

Shkrimtarja Açka pritet ta zhvillojë edhe një intervistë me Ingrid Vander Veken (kritike letrare).

Botimi i tretë ri romanit "Kryqi i harresës" në shqip, nga e hëna e datës 2 shkurt 2015, do të jetë në të gjitha libraritë shqiptare