Kryqi i kuq apel për dhurimin
e gjakut, përfitoni analiza falas
Në Shqipëri 500 fëmije janë të prekur nga sëmundja e talasemisë. Këta fëmijë marrin një herë në 3 javë gjak. Ky gjak nuk sigurohet nga prindërit , pasi prindërit janë bartës të talasemisë.
Sot rezidenca studentore nr.1 me drejtor Anila Shehu në bashkëpunim me kryqin e kuq shqiptar dhe qendrën kombëtare të transfuzionit të gjakut kreu procesin e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë. Në procesin e dhurimit merrte pjesë administrata e qytetit student.
Në Shqipëri 500 fëmije janë të prekur nga sëmundja e talasemisë. Këta fëmijë marrin një herë në 3 javë gjak. Ky gjak nuk sigurohet nga prindërit , pasi prindërit janë bartës të talasemisë. Përveç të sëmurëve me talasemi ka të sëmure me tumore, leucemi etj, kështu që nevojat për gjak janë mjaft emergjente.
Për tu ardhur në ndihme të gjithë njerëzve që kanë nevojë për gjak, veçanërisht fëmijëve talesamikë Kryqi i Kuq Shqiptar bën apel për të kontribuar në shpëtimin e një jete.
Cilët persona dhurojnë gjak?Gjithkush që gëzon shëndet të mirë, personat nga mosha 18-60 vjeç, personat që peshojnë më shumë se 50 kg.
Cilët persona përjashtohen nga dhurimi i gjakut?Gratë shtatzënë deri në një vit pas lindjes, personat që vuajnë nga diabeti.
Sa shpesh mund të dhurohet gjak?Për meshkujt 1 herë në 3 muaj; për femrat 1 herë në 4 muaj.
Koha ndërmjet dy dhurimeve është të paketën 8 javë.
Personat që janë të gatshëm të dhurojnë gjak, do të plotësojnë një formular konfidencial, me po ose jo, ju matet presioni i gjakut dhe hemoglobina dhe nëse i plotësojnë kushtet mund te dhurojnë gjak.
Sasia është 300-400 ml gjak. Ky gjak që dhurohet si volum zëvendësohet në 24 orë, ndërsa elementët e gjakut brenda 7 ditësh. Për personat që do të dhurojnë gjak në shenjë simbolike të këtij akti human, do të pajisen me analizat falas: grupi i gjakut dhe rezus, hepatiti B dhe C, Sifilizi, HIV-AID-s dhe komplet formulën e gjakut.
Analizat janë konfidenciale dhe vijnë të mbyllura në zarf pranë institucionit tuaj.
Dhuruesit mbas procesit të dhurimit të gjakut do përfitojnë analiza falas nga kryqi i kuq shqiptar shpresohet qe ky proces dhurimi gjaku të bëhet një traditë në administratën e qytetit studenti.
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48.5%
-
Trump
48.4%
-
S'kam mendim
3.1%
Vota total: 7307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Ishte në kërkim, 21 vjeçari arrestohet afër stadiumit 'Dinamo'
5 Nëntor, 10:10
-
VIDEO/ Tragjedi në Peru, rrufeja godet futbollistët gjatë ndeshjes! Një i vdekur dhe katër të lënduar
5 Nëntor, 10:09
-
Atentati në Shkodër/ Dëshmia e Mustafa Licit: Djalin e kisha besimtar, falej 5 herë në ditë. Me Arlind Bushatin ishin shokë të ngushtë, i vranë kot
5 Nëntor, 10:01
-
Tiranë/ E kishte marr me qira, i vendoset eksploziv godinës së personazhit të TikTok Kozak Braçi
5 Nëntor, 09:55
-
'Vorio Epiri është një term i vdekur' Qeveria greke: Mundet për Ramën të mos ekzistojë, por minoriteti është atje! Rruga e Shqipërisë në BE kalon nga Athina
5 Nëntor, 09:50
-
Kombëtarja/ Sylvinho humbet Marash Kumbullën për ndeshjet e nëntorit
5 Nëntor, 09:49
-
Frika e NATO-s nëse Trump kthehet në pushtet, përgatitje për një skenar ekstrem
5 Nëntor, 09:42
-
Zgjedhjet në SHBA/ Çfarë ndodh pas mbylljes së votimit dhe sa vota i duhen presidentes/it për fitore?
5 Nëntor, 09:39
-
Amerika voton/ Inteligjenca amerikane: Rusia, kërcënimi më aktiv! Po përpiqet të ndikojë në 7 shtetet vendimtare për rezultatin
5 Nëntor, 09:32
-
Tiranë, babai godet me grusht vajzën e mitur, arrestohet! I vihet eksploziv godinës boshe në rugën dytësore 'Tiranë-Vorë'
5 Nëntor, 09:27
-
Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju
5 Nëntor, 09:12
-
Biografia/ Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
5 Nëntor, 09:06