Kryqi i Kuq shqiptar nis mbledhjen e ndihmave në mbështetje të Ukrainës, Meta: Thirrje shoqërisë civile të ndjekin këtë nismë humanitare

Kryqi i Kuq shqiptar nis mbledhjen e ndihmave në mbështetje të Ukrainës, Meta: Thirrje shoqërisë civile të ndjekin këtë nismë humanitare

Në ditën e tretë të luftimeve në Ukrainë, pas sulemeve nga Rusia, Kryqi i Kuq shqiptar ka nisur organizimin e mbledhjes së ndihmave në mbështetje të popullit të Ukrainës. Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar këtë nismë, ndërsa i bën thirrje shoqërisë civile të ndjekin këtë nismë humanitare për të ofruar çdo mbështetje që meriton përpjekja e një populli që po lufton për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij.

‘Situata në Ukrainë është në një moment tepër kritik. Veçanërisht kritike paraqitet situata humanitare edhe për shkak të largimeve masive të qytetarëve nga zonat që po përballen me luftime tepër të ashpra.

Mirëprita angazhimin e Kryqit të Kuq Shqiptar, organizatës humanitare më të madhe në Shqipëri dhe që ka në misionin e veprimtarinë e saj ndihmën e personave në nevojë në konflikte të armatosura e situata të tjera kritike, për të nisur organizimin e mbledhjes së ndihmave në mbështetje të popullit të Ukrainës.

U bëj thirrje të gjithë shoqërisë civile të ndjekin këtë nismë humanitare për të ofruar çdo mbështetje që meriton përpjekja e një populli që po lufton për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij! Ndal luftës në Ukrainë!’- shkruan Meta.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Usa: 27/02/2022 13:55

    Ilir metaj deri dhe u thurje elozhe ruseve me raketa bombastike tani po theret per ndihme per ukrainen, ik or kopuk e hajdut hipokrit, usa po ben gati edhe dosjen tende

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?