'Kryqi Jeshil' i ndezur edhe kur farmacitë janë mbyllur, Diana Toma: Nuk duhet të ndodhë

'Kryqi Jeshil' i ndezur edhe kur farmacitë janë mbyllur, Diana Toma: Nuk duhet të ndodhë

Diana Toma, presidentja e Urdhërit të Farmacistit 

Kryqi jeshil që ndodhet përpara çdo farmacie, vijon të qendrojë i ndezur edhe kur këto subjekte janë mbyllur. Kjo ka krijuar në shumë raste konfuzion tek qytetarët, të cilët e marrin si sinjal që farmacia vijon të jetë në shërbim.

Kështu rezulton edhe nga një vëzhgim i bërë nga Report Tv, ku pasi kanë mbaruar orarin e shërbimit kryqi jeshil vijon të jetë i ndezur në farmacitë e kryeqytetit.

Në lidhje me këtë çështje, ka folur edhe presidentia e Urdhërit të Farmacistit Diana Toma. Ndonëse nuk ka një ligj që të ndalojë farmacitë të mbajnë kryqin të ndezur në momentin që nuk ofrojnë shërbim, Toma thekson se kjo nuk është korrekte.

Kryqi është thjesht një objekt që ne përdorim për të tërhequr vëmendjen që këtu ofrohet kujdes shëndetësor farmaceutik  dhe në momentin që farmacia është e mbyllur, atëherë cfarë  ofron asgjë . Nuk është se ka ndonjë parashikim, edhe personalisht  në vende të tjera të rajonit kam parë ndonëse subjekti farmaceutik ka qenë i mbyllur edhe kryqi ka qenë i ndezur. Pra, nuk ka tërheqje vëmendje as edhe  një parashikim ligjor po as rregullator që, për faktin pse Kryqi të jetë i ndezur dhe subjekti farmaceutik të jetë e mbyllur.

Diana Toma, presidentja e Urdhërit të Farmacistit 

Ndërsa për shërbimin 24-orësh të farmacive, shërbim ky që bëhet me anë të rotacionit, në shumë raste është kapur në shkelje. Veç mosrespektimit të orareve, nuk janë të pakta rastet që në ato orare shërbejnë persona të pakualifikuar.

Shpesh herë ka ndodhur që me personat që pretendojnë të cilët ushtrojnë ose pretendojnë se ushjtrojnë detyrën e farmacistit,në turnin e natës  ka rezultuar që ka patur edhe raste të spekulimit, që do të thotë që  kanë qenë persona që nuk e kishin marrë akoma  të drejtësn e ushtrimit të profesionit të farmacistit , studentë ose të padiplomuar.

Diana Toma, presidentja e Urdhërit të Farmacistit 

Edhe pse sipas rregullave të Urdhrit të Farmacistëve do të duhej që për çdo zonë të kishte të hapur një farmaci 24 orë, kjo është thuajse e paumundur, vetëm në rastet pranë zonave spitalore.

.Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka ngritur grupe të caktuara pune, të cilat po mbikqyrin farmacitë në oraret e vona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZEQO: 20/02/2019 18:57

    AMAN ORE TE KEQEN SE NA MBYTEN. PO BETE KETE SHQIPERIA DO BEHET SHTETI I 51 I AMERIKES. DO SHPETOJME. AMAN ORE AMAN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës