TIRANE- Kryetari i Komunës së Ksamilit Besnik Abedini dhe shefi i urbanistikës së kësaj komune Agron Malaj, janë marrë të pandehur nga prokuroria e Sarandës, pasi akuzohen se kanë miratuar leje ndërtimi dhe dhjetëra leje të shfrytëzimit të territorit që është nën juridiksionin e kësaj komune. Të dy zyrtarët akuzohen për 16 praktika të kundraligjshme të cilat janë dhënë në kundërshtim me ligjin e urbanistikës dhe planet urbane të miratuara nga komuna dhe vetë qeveria. Abedini dhe Malaj janë akuzuar nga prokuroria për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndërkohë pritet që shumë shpejt ata të dalin para gjykatës së Sarandës, ku do ballafaqohen me provat e akuzës.

 Dha 15 leje në kundërshtim me ligjin në pranga kryetari i Komunës Ksamil


abedini malaj me logo