Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i varkës, Policia shpëton 6 persona

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u kanë ardhur në ndihmë 6 personave pasi rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i varkës.

Sipas policisë, në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 5 persona të tjerë, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë

Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i mjetit lundrues, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u vijnë në ndihmë 6 shtetasve në bordin e mjetit lundrues që pësoi defekt në det.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë dhe Njësia Speciale për Kufirin dhe Migracionin DELTA u nisën menjëherë në drejtim të adresës së dhënë, përballë fshatit turistik Kep Merlin, në Ksamil. Në vendin e quajtur Fanari, në Ksamil, konstatuan mjetin lundrues tip vark, i cili kishte pësuar defekt në timon.

Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 5 persona të tjerë, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.

Të gjashtë shtetasit u transportuan së bashku me mjetin e tyre lundrues, në gjendje të mirë shëndetësore, në breg, në Ksamil.

Shtetasit falënderuan shërbimet e Policisë Kufitare për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 çdo rast të paligjshmërisë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale