Ministri i Punës Sociale dhe Shanceve të Barabarta, Spiro Ksera, deklaroi dje për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, agjencia zyrtare e lajmeve në shqip se pas kandidimit të tij në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, do të jetë sërish deputet në qarkun e Gjirokastrës.

"Sapo mora konfirmimin zyrtar. Jam i dyti në listën e Partisë Demokratike”, tha Ksera, ndërsa bëri të ditur se "ishte kontaktuar nga kryeministri Berisha dhe se kishte pranuar kandidimin nën siglën e PD-së.

“E quaj një nder të veçantë të kontribuoj për PD-në, të cilës e kam përkrahur gjithnjë si forcë politike", tha Ksera, duke nënvizuar faktin se gjatë gjithë kësaj periudhë katër vjeçare si deputet por dhe si ministër kishte kontribuar në funksion të qytetarëve shqiptarë.

Kandidimi i ministrit Ksera, nën siglën e PD-së, është i dyti, pas atij të zgjedhjeve parlamentare të 29 Qershorit 2009, ku ai u shpall deputet i qarkut të Gjirokastrës, pasi kandidoi nën logon e Partisë Demokratike, dhe u përfshi në kabinetin qeveritar të drejtuar nga kryeministri Berisha, në postin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.05.2013

Redkasi Online
(b.mshqiptarja.com)