TIRANE- Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shprehet tepër e indinjuar në lidhje me masakrën e ndodhur dje në Poliçan kur i vëllai i viktimës masakroi me sharrë kufomën e rojes së vetëvarur dhe sugjeron hetim pse su parandalua një masakër e tillë.
“Me motivet e vërteta të kësaj ngjarje do të njihemi nga organet kompetente. Por KShH, duke shprehur edhe zërin e opinionit të gjerë shoqëror në një rast të tillë, do të sugjeronte veç të tjerave të hetohej jo vetëm ngjarja tepër e rëndë që ndodhi, por gjithashtu edhe mosmarrja e masave nga organet kompetente për mundësinë e parandalimit të këtij krimi kaq të rrezikshëm në ambientet e një uzine që administrohet nga shteti, sidomos nga forcat ushtarake. Tërheq vëmendjen fakti se i vëllai i viktimës në vend që të ndalohej menjëherë, ka vepruar lirisht në këtë mënyrë. “- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë sot nga KSHH.
KShH sugjeron gjithashtu se në zbulimin dhe goditjen e autorëve të krimit, policia gjyqësore, prokuroria dhe gjykata duhet të tregojnë vëmendje të veçantë edhe për qëndrimet neglizhente apo indiferente që jo në pak raste mbahen.
KSHH shpreh shqetësimin dhe për rritjen e numrit të aksidenteve rrugore,vrasjeve dhe të krimeve sidomos brenda familjes.
“Aksidentet automobilistike me pasoja të rënda thuajse ndodhin për ditë si dhe është rritur numri i vetëvrasjeve për shkaqe sociale-ekonomike, ku gjatë kohëve të fundit vetëm në qarkun e Korçësh kanë ndodhur tre të tilla. Rasti më i fundit ishte ai i 45 vjeçarit që u var në ballkonin e tij për shkak se ishte hequr nga skema e KEMP-it.” - vëren KSHH. Në fund të deklaratës së saj KShH dëshiron të theksojë se e drejta e jetës, është një ndër të drejtat më themelore të njeriut që garantohet nga neni 21 i Kushtetutës, neni 2 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe neni 3 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Shteti ka detyrimin pozitiv për të siguruar shtetasve brenda juridiksionit të tij garanci dhe mbrojtje efektive për gëzimin e kësaj të drejte.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com