Kthehet lija e dhenve, mjekja: Fëmijët të shmangin çerdhet e kopshtet

Kjo periudhë ka shënuar rikthim të rasteve me linë e dhenve apo variçelës siç njihet ndryshe. Mjekja pediatre Sonila Brati thotë se për të shkëputur  zinxhirin e transmetueshmërisë së kësaj sëmundje e cila është ngjitëse duhet të shmangen çerdhet e kopshtet që në momentin që konstatohen simptomat e para.

“Ka një rikthim të lisë së dhenve apo variçela siç njihet ndryshe. Është evidentuar në periudhën e shtator-tetorit patëm një lloj ndërprerje dhe pastaj kemi një rikthim në këtë periudhë. Megjithatë krahasimisht me periudhën e një viti të kaluar, në janar, shkurt jemi pak më ndryshe, por vazhdojmë të kemi të njëjtën situatë.”- tha Sonila Brati, mjeke pediatre.

Nga ana tjetër për mjekët situata me gripin stinor po shkon drejt normalizimit duke qenë se dhe numri i vizitave mjekësore krahasuar me muajin janar thuajse është përgjysmuar.

“Diku te 25-30 vizita ne dite, gati gjysma e atyre që kemi patur në janar. Dominojnë disa problematika këtë periudhë, infeksione të rrugëve të sipërme respiratore që janë dominante tonsilitet, infeksione të rurgëve të poshtme respiratore, trakeobronkitet, bronshitet, pak më pakbronkopneumonitë. Kemi menxhuar pjesën më të madhe të rasteve nga ne përveç rasteve të rënda që është dashur të hospitalizohen atje.”- tha Sonila Brati, mjeke pediatre.

Megjithatë mjekët këshillojnë  në çdo rast konsulta me mjekët e qendrave shëndetësore me qëllim që të mos kalohet nga një situate virale në  bakteriale.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/03/2023 02:35

    Moj /jatrolleshe/,po vaksinen kunder lise pse nuk e permend,po permend vetem shmangjen e kopshteve e cerdheve?! Beni vaksinen qe t'a kaloni sa me lehte! Po nuk e bete,rrezikoni qe fytyra t'ju shemtohet pergjithemone me ate qe populli e quan /i vrare lije/.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 10:37

    Bonus 100 e 150 euro për fundvit për pensionistët, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjyqtarë nga Portugalia në Tiranë, UEFA cakton arbitrin për sfidën Shqipëri - Ukrainë

Gjyqtarë nga Portugalia në Tiranë, UEFA cakton arbitrin për sfidën Shqipëri - Ukrainë