TIRANE- Moti i keq me reshje shiu dhe dëborë ka krijuar probleme në Kukës, zonat e thella të Librazhdit, Korçës, Pogradec dhe Gramsh. Në Kukës qyteti është pa drita dhe është mbuluar nga bardhësia e dëborës. Ndërsa në disa rrethe ka probleme dhe me rrëshqitjen e dherave dhe dëborës e cila ka bllokuar lëvizjen e banorëve të fshatrave që jetojnë në zona të thella me qendrat e qytetit
KUKËS
Reshjet e dëborës janë rikthyer mbrëmjen e kaluar në të gjithë rajonin e Kukësit. Pas më shumë se 24 orësh reshje të dendura shiu, bora ka zbritur deri në zonat fushore ndërkohë që në zonat malore dëbora ka nisur prej më shumë se dy ditësh. Mëngjesin e sotëm edhe qyteti i Kukësit është gdhirë nën dëborë dhe temperatura të ulëta të cilat kanë krijuar probleme në komunikacion por edhe në furnizimin me energji elektrike të banorëve, për shkak të defekteve të krijuara në linjat e tensionit të lartë. Kështu, mëngjesin e sotëm të gjithë konsumatorët e rrethit të Kukësit nuk janë furnizuar me energji elektrike pasi nga mbingarkesa një defekt i rëndë preku nën/stacionin e Rexhepajve, i cili furnizon me drita qytetin dhe pjesën më të madhe të komunave. Sipas informacioneve një grup elektricistësh po punojnë për riparimin e defektit. Ndërkohë, dëbora e rënë ka sjell vështirësi në qarkullimin e automjeteve më së shumti në akset rrugore rurale, komunale por edhe nacionale. Kështu, problemet më të mëdha janë shënuar në aksin rrugor Kukës-Shishtavec, Kukës-Peshkopi, Kukës-Krumë, Krumë-Qafë Prush, Bajram Curri-Qafë Morinë. Po ashtu problem ka pasur edhe në aksin e vjetër Kukës-Qafë Shllak, në të cilën edhe trashësia e dëborës është edhe më e madhe. Aktualisht trashësia e dëborës në qytetin e Kukësit është 10 cëntimetra ndërkohë që në zonat e thella bora ka arritur në 40 centimetra.
KORCË- POGRADEC
Në Korçë ngricat kanë krijuar probleme në rrugë. Aksi Pogradec-Korçë i mbuluar nga shtresa akulli. Policia rrugore bënn thirrje drejtuesve të përdorin zinxhirë. Ndërkohë që në fshatin Ceravë të Pogradecit një makinë ka dal nga rruga, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
ELBASAN
Qarkut i Elbasanit përfshihet sërish nga problemet në qarkullimin rrugor. Lidhjet e komunave të thella me qendrat e qyteteve janë disa nga vështirësitë që po hasin këto komuna mbas rrifillimit të dëborës, ndërsa në disa akse nacionale kemi rënie gurësh nga skarpatet e maleve dhe aluvione të shumta në rrugë, që rrisin mundësinë e aksidenteve në rrugë. Më problematik është aksi nacional Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, kemi rënie të sasive të mëdha të gurëve nga skarpatet anësore të malit të Murrashit. Po kështu policia rrugore bën thirrje të gjithë shoferëve që të jenë shumë të kujdesshëm kur kalojnë pranë këtij aksi, ndërkohë që po monitoron trafikun për t’u mos u bllokuar plotësisht nga vargu i madh i makinave.
Problematik tjetër paraqet edhe aksi nacinal Elbasan-Tiranë, ku kemi një prani të shtuar të mjegullës dhe ngricave në disa segmente. Segmenti më problematik është kthesat e Gracenit deri në dalje të kilometrit 29, ndërsa aksi tjetër Elbasan-Peqin, nuk ka fenomene të rëniesh gurësh apo ngricash por kemi “aluvione”, baltë dhe ledh të cilët rrisin së tepërmi mundësinë e aksidenteve në rrugë.
LIBRAZHD
Komunat e thella malore janë ato që paraqesin problematikën më të madhe në qarkun e Elbasanit. Në komunat e rrethit të Librazhdit dhe Gramshit, ka filluar përsëri rënia e dëborës me intesitet të lartë duke e vështirësuar shumë komunikimin e këtyre komunave me qendrat e qyteteve. Paraprakisht në Librazhd komunat dhe fshatrat të cilët kanë vështirësi janë: komuna Stravaj, Qafa e Qarrishtës, Stëblevë dhe Shkallët e Lunikut.
I kontaktuar në telefon Shefi i Emergjencave Cilivile për zonat Rurale, Adriatik Cani u shpreh se, “ndërmarrja jonë po bën të pamundurën për mbajtjen hapur të rrugëve rurale të cilat janë jetike, sepse lidhin komuna të thella me qendrën. Por kemi mungesë të theksuar të mjeteve borëpastruese, të cilat na e vështirësojnë punën. Në këto momentë trashësia e dëborës shkon afërsisht në disa komuna deri në 30 cm”.
GRAMSH
Rrethi i Gramshit aktualisht ka vështirësi në disa komuna të thella malore si, Grabovë, Kukur dhe Lenie. Reshjet e shiut të ditëve të fundit i kanë bërë të pakalueshme rrugët, të cilat nuk lidhen dot me qytetin e Gramshit.
(sg/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com