Kthehet në atdhe trupi i deputetit
Kadeli,varrimi do bëhet në Lezhë

Kthehet në atdhe trupi i deputetit<br />Kadeli,varrimi do bëhet në Lezhë
DURRES-Trupi i pa jetë i deputetit Gjovalin Kadeli është pritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit nga familjarë, miq të afër, kolegë dhe mes tyre dhe kreu i Kuvendit Meta.
 
Varrimi i Kadelit do të zhvillohet nesër në orën 12:00, në Manati të Lezhës, ndërsa ceremonia zyrtare e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillohet në orën 11:30 tek varrezat.
 
Kreu i Kuvendit Meta , e ka cilësuar humbjen e tij si një humbje e madhe për të gjithë shokët dhe kolegët.
 
“Sigurisht që është një ditë mjaft e trishtuar për të gjithë ne shokët dhe kolegët e tij, për të gjithë ata që e kanë njohur Gjovalin Kadelin, një njeri i jashtëzakonshme, një njeri i radhë, një mik i mirë, një njeri me mjaft vlera dhe karaktere të veçanta njerëzore. Këto kanë qenë arsyer pse ka patur një përkrahje të gjerë dhe të vendosur, jo vetëm në Lezhë por në gjithë Shqipërinë. Ne jemi këtu për ti shprehur mirënjohjen për gjithçka ai ka bërë dhe për të kujtuar gjithmonë Gjovalin Kadelin si një njeri të jashtëzakonshëm me vlera të radha njerëzore, shoqërore dhe morale”, tha Meta.
 
Gjovalin Kadeli vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa ndërroi jetë në një nga spitalet e specializuara të Italisë pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale.
 
Kadeli ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë për dy mandate, si dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

[gallery]22476[/gallery]
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari