Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur me shumicë votash rikthimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Hicka, e cila ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 2 prill 2021.
Vendimi u mor më 26 tetor 2023 nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.
"Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 364, datë 02.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Alma Hicka' thuhet në vendim.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Gjyqtarja Alma Hicka ka ushtruar detyrën e Avokates së Shtetit. Hicka u emërua Avokate e Shtetit nga Kryeministri Edi Rama, në 5 nëntor të vitit 2013 dhe ka përfaqësuar interesat e qeverisë shqiptare në disa gjyqe ndërkombëtare, ndërkohë që opozita e ka atakuar disa herë figurën e saj, si në konflikt interesi, pasi sipas PD, bashkëshorti i saj ishte avokat i CEZ, ndërkohë që Hicka përfaqësonte qeverinë shqiptare në këtë gjyq.
Ish-Avokatja e Shtetit, Alma Hicka u largua nga detyra në 2018-ën dhe në vend të saj, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni propozoi Artur Metanin.
Hicka ka qenë dhe kandidate për në Gjykatën e Lartë.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPK e kishte shkarkuar në 2022, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja
25 Mars, 16:31
-
Kryeprokurori i Lezhës përballet me Dumanin në Vettingun e KPA! Kreu i SPAK kërkon shkarkimin dhe i rendit shkeljet Erjon Shehajt: S’ke bërë hetime të thelluara
19 Mars, 14:33
-
Pasuria dhe profesionalizmi, Vettingu i KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica
19 Mars, 10:32
-
KPK e kishte shkarkuar Violeta Shkurtën më 2022, KPA rikthen në detyrë prokuroren e Fierit
17 Mars, 11:58
-
Ishte në 'listën e zezë' të Laert Haxhiut për t'u eliminuar, KPA rrëzon KPK dhe kthen në detyrë prokuroren Merita Selimi
12 Mars, 21:04
-
Vettingu i KPA-së lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së TikTok-ut në Elbasan! Enkeleda Kapedanit iu gjetën probleme me pasurinë
12 Mars, 19:06
-
Vettingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Elbasanit, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për Binas Ninën! Magjistrati me dy shtetësi, rezident dhe në SHBA! Probleme me pasurinë
6 Mars, 16:59
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Vlorës Erjon Çelaj
4 Mars, 11:03
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Manjola Bejleri
26 Shkurt, 19:42
-
KPA rrëzon SPAK-un e ONM, me shumicë votash konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Valentin Preçin! Sokol Çomo e Ina Rama votuan shkarkimin, si Dumani
26 Shkurt, 16:36
-
KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Shefkie Mataj
25 Shkurt, 16:40
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
18 Shkurt, 21:49