Gjyqtarja, Majlinda Andrea, e cila u pezullua nga detyra per akuzën e korrupsionit mbrëmjen e të shtunës është rikthyer në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë portit të Durrësit si dhe nga policia lokale. Burimet thanë për Report TV, se Andrea është kthyer në vendin tonë mëngjesin e kësaj të hëne, përmes një prej linjave të udhëtimit Durrës- Bari dhe anasjelltas.
Andrea mësohet se është kthyer në vendin tonë, e vetme pa bashkëshortin e saj Odhise Andrea. Ky i fundit prej vitesh mban funksionin e këshilltarit të pranë Komisionit Parlamentar të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë. Ndaj këtij të fundit Gjykata e Lartë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për akuzën e korrupsionit, në lidhje me një çështje pronësie gjyqësore në zonën e Butrintit në Sarandë.
Në lidhje me këtë çështje gjyqtarja akuzohet se ka marrë permes bashkëshortit të saj 50 mijë euro. Këto para janë dhënë në formë borxhi nga Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, të cilët ishin përfitues të pronës. Paratë janë dhënë me qëllim për të ndikuar në dhënien në favor të tyre të vendimit të Gjykatës së Lartë, ndërsa ndërmjetësi i kësaj çështjeje është identifikuar Petraq Dashi.
Hetimi për ka nisur nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila pasi ka konstatuar se veprime të dyshimta korruptive. Në këto veprime rezultonte e përfshirë edhe gjyqtarja e Gjykatës së Lartë. Në këtë moment hetimet i vijoi Prokuroria e Përgjithshme, si struktura kompentente për hetimin e zyrtarëve të institucioneve kushtetuese. Nga aktet hetimore të deritanishme rezulton se i dyshuari Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.
Deri në fillim të korrikut 2016, kjo çështje ishte në “fazën e studimit” në Gjykatën e Lartë. I dyshuari Çabiri është angazhuar që procesi gjyqësor në Gjykatën e Lartë të përfundonte në favor të tij. Për këtë arsye, ai ka kontaktuar me të dyshuarin Petraq Dashi, i cili nga ana e tij kishte njohje dhe komunikim me Odhise Andrea.
Ky i fundit është bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, e cila ishte një prej anëtarëve të trupit gjykues të çështjes së të dyshuarit Çabiri në Gjykatën e Lartë. Për dhënien e vendimit nevojitej një sasi prej 50 mijë eurosh të cilat i janë dhënë Andreas nëpërmjet Petraq Dashit.
Ky ia ka dorëzuar paratë bashkëshortit të Andreas, ndërsa një ditë më pas me datë 12 korrik 2016, trupa e Gjykatës së Lartë, pjesë e të cilës është edhe e dyshuara Majlinda Andrea, u shpreh me vendim në favor të Ilia Çabiri dhe Eleni Lino.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com