TIRANË, 9 Shkurt/ATSH/-. Ambra Meda, vajza Shqiptare fitoi betejën e saj me një sëmundje të rëndë ka mbërritur sot në Tiranë, ku është pritur me festime nga familjar dhe miq të saj nga e gjithë Shqipëria dhe trevat e tjera shqipfolëse.
Aeroporti "Nën Tereza", teatër i pritjeve të kampionëve shqiptare, sot iu gëzua ri-takimit me një kampione të re, vajzë që udhëtoi me që për 18 muaj ishte e shtruar në një spital në Mynih dhe ku luftoi ditë e natë për jetën e saj, duke ia dalë me sukses.
Fitorja e saj është fitore e gjithë Rinisë Shqiptare. Këtë mesazh përcolli ajo dje nga Aeroporti "Nënë Tereza" për bashkëmoshatarët e saj që mezi prisnin ta përqafonin e të bënin një foto me të....Këtë  "nxitim" e treguan më së miri shoqet e saja të ngushta,  Sara Brika , Albana Bejko, Eni Abazi, Klara Nofulla, Kushurirat Luna e Blerta, por dhe miqte e dajës së saj Dëfrim Methsanit, gazetari i mirënjohur kosovar Milaim Krasniqi, miqtë nga Dibra e Madhe Bajram Kllobuçishta e Dritan Lleshi, vajzat e ekipit shkodran të "Vllaznisë" e dhjetra të tjerë.
Padyshim, më të mallëngjyerit, gjyshërit Shuaip e Farije Methasani si dhe Rexhep e Sere Meda....Në sytë e tyre, si dhe të dhjetëra të afërmëve të tjerë, lotë gëzimi e emocione të forta.
Historia e Ambra Medës është historia e vajzës që mobilizoi gjithë opinionin publik me luftën e saj kundër kancerit. Dhe tashmë mund të themi me plot gojën se Ambra e fitoi luftën e saj. Të parat që dhanë këtë lajm të gëzueshëm qenë mediat gjemane por edhe të afërm të Ambra Medës, duke njoftuar para pak ditësh se ajo ka përfunduar me sukses edhe operacionin e fundit duke mundur kështu njëherë e përgjithmonë kancerin dhe duke fituar luftën e saj me jetën.
Modeli i luftës që Ambra bëri kundër kancerit u kthye në motivin e mediave gjermane të cilat e kanë konsideruar Ambrën si një shembull dhe frymëzim për të të gjithë fëmijët që vuajnë me këtë sëmundje në botë. Princesha e Mynihut, theksojnë mediat gjermane, e vizitoi Ambra Medën pasi ajo është rasti i rrallë i një njeriu që i jep kurajo vetes por edhe të gjithë atyre që vuajnë nga kanceri dhe për këtë ajo meriton të quhet shembull i një bote të tërë.  Kjo sëmundje, tepër e rrallë e detyroi atë që prej 18 muajsh t'i nënshtrohej kujdesit të rreptë të mjekëve të huaj. Ambra vuante nga një diagnozë që prek 130 njerëz në të gjithë botën.
Ndërsa Ambra deklaron: "Gjermaninë në mendje, Shqipërinë në zemër"! Faleminderit ZOT që bëre një mrekulli!/y.pa/