Kthehet nga Siria 8-vjeçari
kosovar...babai e mori në luftë

Kthehet nga Siria 8-vjeçari<br />kosovar...babai e mori në luftë
Pas disa muajve në Siri, i mituri Erion Zena, është kthyer në Kosovë. Nëna e 8-vjeçarit, Pranvera Abazi, ka thënë se babai i tij, Arben Zena, e ka dërguar Erionin në luftë, pa lejen e saj.
 
Zena thuhet t'i jetë bashkuar militantëve të Shtetit Islamik në Siri. Kthimi në Kosovë është mundësuar nga një operacion i realizuar nga Agjencia Kosovare të Inteligjencës.
 
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka falënderuar këtë institucion për “devotshmërinë dhe profesionalizimin”, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
 
Jahjaga ka thënë se "në bazë të kompetencave të saj kushtetuese dhe në bashkërendim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, e kanë autorizuar operacionin e AKI-së për të gjetur dhe sjellur në Kosovë 8 vjeçarin Zena, i cili para 5 muajsh pa lejen e nënës ishte marrë nga babai i tij drejt Sirisë, për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste që po luftojnë në territorin e Sirisë dhe Irakut".
 
“Puna dhe përkushtimi i tyre për të mbrojtur sigurinë e secilit qytetar dhe sigurinë tonë kombëtare në përgjithësi na bën krenarë”, ka thënë Jahjaga.
 
Edhe kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi, ka falënderuar në rrjetin social Facebook, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, duke thënë se misioni për ta lokalizuar, për ta gjetur dhe organizuar kthimin e Erionit është përmbushur me sukses. 
"Dhe, edhe një herë, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të mos bashkëngjiten në luftërat mashtruese", ka shkruar  Thaci.
 
 
Në Siri po zhvillohet luftë civile qysh në mars të vitit 2011. Forcat rebele atje janë duke luftuar për rrëzimin e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.
 
Muajve të fundit është theksuar në masë të madhe lufta që po bën grupi ekstremist i Shtetit Islamik.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme