Kthesa e beftë e Donald Trump
kërkon ndjesë për disa komente

Kthesa e beftë e Donald Trump<br />kërkon ndjesë për disa komente
Kandidati Republikan Donal Trump, pas zëvendesimit të menaxherëve të tij për fushtën elektorale, duket se ka ndërrur mënyrën e konkurrimit të tij për vendin e presidences.
 
Nga fushata agresive me tone të ashpra të miliarderit njujorkez metodë e cila i solli fitore në zgjedhjet partiake, ai ka zgjedhur tashme një metode të re, atë me tone të qeta për të fituar zemrat e amerikanëve.
 
Donal Trump, gjatë një fjalimi me mbështetësit e tij, pranoi se disa herë ka thënë gjëra të gabuara.

“Ndonjëherë, gjatë debateve të forta dhe duke folur për shumë çështje, nuk i zgjedh siç duhet fjalët ose thua fjalë të gabuara. Unë e kam bërë këtë. Besojeni ose jo, jam penduar për këtë. Më vjen keq, sidomos për rastet kur kam shkaktuar dhimbje personale. Por kemi shumë gjëra në lojë për t’u shqetësuar për çështje të tilla”, deklaroi Trump i shoqëruar nga duartrokitjet e zjarrta të publikut.

Biznesmeni nuk specifikoi se për cilat komente të tij ishte penduar, por kjo ndjesë e tij me mjaft stil vjen pas kritikave të forta që mori për debatin me familjen e një dëshmori dhe e deri tek sugjerimi se ata që mbajnë armë duhet të ndalin Hilary Clinton para se ajo të anulojë të drejten për armatosje.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!

Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!