Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Lushnjë, pasi kishte përshtatur lokalin e tij në fshatin Barbullinjë për organizimin e lojërave të fatit.
Mësohet se 44-vjeçari me iniciale L.C, kishte “shndërruar” në qendër të lojërave të fatit, lokalin e tij, ku nga kontrollet e ushtruara uniformat blu gjetën një makinetë.
Komento