Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për trafik droge ndërsa identiteti i tij ende nuk bëhet me dije. Sipas mediave vendase, shqiptari mbahej në vëzhgim prej kohësh nga autoritetet italiane në Via Carducci.
Raportohet se shqiptari kishte krijuar një skemë për të trafikuar drogën. Pasi komunikonte me blerësit, takohej para një dyqani pranë rrethrrotullimit të tulipanëve shumë pranë banesës.
Policia italiane shprehet se banesa e shqiptarit ishte kthyen në një ‘dyqan’ droge. Sakaq, autoritetet kanë sekuestruar në shtëpinë e shqiptarit 20 gramë kokainë në disa doza të paketuara, 30 gramë marjiuanë dhe më shumë se 4000 euro.