Kthimi i ligjit për mbetjet, Shalsi:
Jo surprizë, Nishani besnik i PD

Kthimi i ligjit për mbetjet, Shalsi:<br />Jo surprizë, Nishani besnik i PD
"Nuk surprizoi dhe për asnjë moment nuk pata kurrfarë dyshimi në qëndrimin e tij. Konseguent në besnikërinë e tij të verbër politike!".
 
Kështu e komenton kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe njëkohësisht njëri nga dy deputetët e shumicës, nismëtarë të ligjit të importit të mbetjeve të riciklueshme, Eduard Shalsi.
 
Për deputetin e PS, nuk ka qenë aspak surprizë rikthimi i ligjit, pasi sipas tij Presidenti ka një konseguencë në besnikërinë e tij të verbër politike, duke iu referuar ardhjes së tij në postin e kreut të shtetit nga Partia Demokratike.
 
Sot, në ditën e fundit të afatit kushtetues, Presidenti Bujar Nishani vendosi të kthejë për rishqyrtim në Kuvend, Ligjin e Mbetjeve.
 
Presidenti arsyetoi se, Ligji për Importin e Mbetjeve nuk është detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, shkel nenin 59 të Kushtetutës, që synon mjedis të shëndetshëm, u miratua me procedura të përshpejtuara, duke mos lënë vend për transparencë, si dhe, fakti që nuk mori vetëm 63 vota, sipas Presidentit, kjo vë në dyshim rregullsinë e Ligjit.
 
Ky vendim vjen pas konsultimeve që kreu i shtetit pati me Aleancën kundër Importit të Plehrave dhe përfaqësues të Industrisë së Riciklimit.
 
Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili muajin e fundit ka qenë në qendër të debatit politik dhe mediatik, u miratua dy javë më parë me 63 vota të maxhorancës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë