PS rrëzon dekretin për 'Noterinë'/ Edhe Euralius kundër Presidentit, opozita: Po luhet teatër hipokrit (Debati)

TIRANE-Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e sotme me votat e shumicës, 10 pro dhe 3 kundër ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për rishqyrtim të ligjit të Noterisë. Përfaqësuesi ligjor i Presidentit është shprehur se ligji ka të meta që duhet të rishikohen, por misioni Euralius, shumica dhe vetë Dhoma e Noterisë kanë rrëzuar pretendimet, ndërsa opozita e ka cilësuar si klientelist.

Debati në Komisionin e Ligjeve
Bledar Dervishi, këshilltar ligjor i Presidentit: Disa dispozita paraqesin probleme. Tre nene paraqesin të meta që duhet të rivlerësohen nga Kuvendi. Ka mos koherencë brenda ligjit. Nuk garantohet një kosto e barabartë mes noterëve gjatë veprimtarisë së tyre. Nuk garantohen shtresat e pamundura për të marrë shërbimet e nevojshme.

Dhoma e Noterisë: Nuk jemi dakord me propozimet e Presidentit

EURALIUS: Ligji bën balancë dhe e vlerësojmë se arrin balancën e duhur. Janë zgjidhje të ngjashme edhe me vendet e tjera. Dispozita të tilla gjenden dhe në vende të tjera të BE. Është në përputhje me standardet e BE.

Vasilika Hysi: Argumentet e Presidentit nuk qëndrojnë

Deputetja e LSI-së, Silva Caka: Ligj është klientelist, sigurimin përvecse të detyrueshëm e ktheni në tender. Kthehet në ligj partiak me gjithë spiunet tuaj dhe ligj klientelist, do e përcaktoni ju kush e merr tenderin.

Enkelejd Alibeaj: Po luhet teatër hipokrit. Keni detyruar presidentin që në mungesë të Gjykatës Kushtetuese t’i tërheqë veshin parlamentit edhe në cështje të teknikes legjislative.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 04/02/2019 13:09

    Alibea Ligji jot beri pd istat me licenca Gjyqtaret qe vure ti i hengri Wetingu Coju email zenit dhe Agites

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur