Fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi objektivat ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, 16 vjet më parë, përfundimisht ktheu shpresën e qytetarëve, si dhe paralajmëroi përfundimin e një agresioni të paparë të forcave serbe mbi popullatën e pafajshme në Kosovë.
Pas 78 ditë bombardimesh, forcat serbe ikën nga Kosova, duke përfunduar kështu një herë e përgjithmonë një luftë të gjatë e të egër, nga e cila në vazhdimësi patën humbur jetën një numër i madh i njerëzve, disa nga plumbat, e disa nga torturat çnjerëzore.
Edhe më tutje një numër i madh i familjeve kosovare po përjetojnë pasojat e luftës, pasi që numri i të zhdukurve gjatë luftës edhe më tutje vazhdon të jetë shumë i madh.
Përfundimi luftës në atë kohë në Kosovë solli një administratë ndërkombëtare, e cila Qeverisi vendin deri në vitin 2008. Kohë pas kohe, atëherë UNMIK-u është përballur me probleme të shumta. Situata në vend u përkeqësua seriozisht gjatë vitit 2004, kur Kosova për disa ditë u godit nga trazira masive që në masë të madhe dëmtuan themelet e sapofilluara të shtetit më të ri në Evropë.
Për më pak se tre muaj në Kosovë ndodhi një ndryshim i madh, që shumë pakkush e kishte pritur. Përfundoi një luftë e gjatë dhe shumë e përgjakshme dhe u rikthye jeta normale në vend.
Mirëpo, 16 vjet pas mbarimit të luftës, thuajse jemi aty ku jemi nisur (1999). Situata politike, sidomos në pjesën veriore të vendit, është e njëjtë sikurse para 16 vitesh. Edhe më tutje vazhdojnë të krijohen probleme të mëdha, sidomos për banorët lokalë që jetojnë në atë zonë, por edhe në nivel vendi, ajo pjesë vazhdon të konsiderohet si “zona e zezë” që po pengon integrimin e shtetin në gjirin e familjes së madhe evropiane.
Kosova edhe më tutje vazhdon të qëndrojë keq edhe në aspektin ekonomik, ku gati gjysma e popullsisë konsiderohet të jetë e varfër, e rreth 15 për qind e tyre jetojnë në varfëri të skajshme me më pak së një dollar në ditë.
Për gati dy dekada asnjëra nga partitë politike që ka qeverisur vendin, nuk ka arritur të krijojë zhvillim ekonomik, e hapje të vendeve të reja të punës. Thuajse të gjithë kanë grabitur aq sa kanë mundur, duke lënë vendin plotësisht të varur nga importi.
Edhe 16 vjet pas luftës, pjesa dërmuese e ushqimit importohet nga Serbia, vende të rajonit, por edhe më gjerë, pasi që prodhuesit vendorë nuk kanë mundur të hyjnë në treg si pasojë e konkurrencës së pandershme, ku pa dyshim se ndaj kompanive të mëdha që po dëmtojnë prodhimet vendore qëndrojnë njerëz të politikës.
Atë që aleatët ndërkombëtarë e kanë bërë për Kosovën, kosovarët nuk e kanë bërë për shtetin e tyre. NATO së bashku me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) pas 78 ditë bombardimesh, e luftë intensive larguan përfundimisht regjimin serb nga Kosova. Ndërkaq, politikanët tanë brenda 16 vitesh nuk po arrijnë të krijojnë institucione të qëndrueshme e stabile në vend.
Bllokada disamujore politike e vitit që lamë pas, ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës, pasi lufta për pushtet doli shumë qartë në pah.
Niveli i madh i korrupsionit po del të jetë kanceri i shtetit, i cili më shumë po shkatërrohet sesa po ndërtohet.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Prill 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com