Vlerat e larta barike do të sjellin mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin tonë, gjatë gjithë ditës. Sipas MeteoAlb, parashikohet që zonat Jugore dhe Qendrore të jenë në dominimin e kthjellimeve, por herë pas here do të ketë dhe zhvillim të vranësirave konvektive duke sjellë shira të përkohshëm kryesisht në veri dhe veriperëndim.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por një rënie të lehtë do të ketë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e mesatare me shpejtësi 40 km/h, MBETET nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 - 4 ballë.