Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Paraditja vijon nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Për pasojë alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë gjatë orëve të para të ditës. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, por zona e ulët dhe bregdeti mbeten me kthjellime, sipas meteoalb. 

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 18°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa; Vijojnë vranësirat e dendura dhe  rrebeshe shiu për ishujt Britanikë. Herë pas here do ketë stuhi afat-shkurtra ere në këtë rajon. Gjithashtu në kushte atmosferike të paqëndrueshme paraqitet dhe Europa lindore. Ndërsa me mot të kthjellët paraqiten vendet e Pellgut të Mesdheut, Europës Qëndrore dhe Veriore.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas