Kthjellime dhe temperatura të larta, mësoni si do të jetë parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe temperatura të larta, mësoni si do të jetë parashikimi i motit për sot

Mot i kthjellët dhe me temperatura të larta do të dominojë ditën e sotme ne vendin tonë. Ndërsa shira të papërfillshëm do të ketë në skajin verior gjatë pasdites së sotme.

Sipas MeteoAlb kthjellime dhe temperatura të larta vijojnë të dominojnë në të gjithë Republikën e Shqipërisë gjatë paradites. Parashikohet që pasditja të jetë me kthjellime bregdetin dhe zonat e ulta por vranësira të lehta do të shfaqen në zonat lindore ndërsa shira të papërfillshëm rrezikohen sërish në skajin verior.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por ulen në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 19°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë Europën Jugore dhe Ishujt Britanikë. POR pjesa tjetër e kontinentit Europian vijon në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të diktojnë vranësira dhe rrebeshe shiu.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot