Kthjellime dhe vranësira dominojnë në të gjithë Shqipërinë, moti për sot

Kthjellime dhe vranësira dominojnë në të gjithë Shqipërinë, moti për sot

Foto ilustruese

TIRANËSipas MeteoAlb: Intervale të shkurta kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojnë në të gjithë Shqipërinë, më të dendura në zonat qendrore dhe Jugore duke gjeneruar shira, të cilët herë pas-here do jenë në formë rrebeshi. Pasditja vijon në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në skajin juglindor duke lënë me mot të kthjellët bregdetin dhe zonën e ulët.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C në zonat malore deri në 18°C në zonat e ulta.

Era do fryjë mesatare në Veri, por e Fortë në jug dhe bregdet me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa
Gadishulli Iberik dhe Brigjet e Egjeut do të përfshihen nga vranësira të dendura dhe reshje shiu, herë pas here do të ketë dhe erë të vrullshme, edhe Europa Lindore vijon në kushte të paqëndrueshme atmosferike me vranësira dhe reshje shiu. Ndërsa Pellgu i Mesdheut, Europa Qendrore dhe Veriore mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot