Kthjellime dhe vranësira kalimtare...parashikimi i motit për këtë javë

Kthjellime dhe vranësira kalimtare...parashikimi i motit për këtë javë

Foto ilustruese

Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore.

Ditën e premte moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në veriperëndim të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vrasja e Iliria Sulës, media: I dashuri filipinas e vrau në shtëpinë e tij, aty kishte dhe prindërit, ata u larguan në mëngjes

Itali/ Vrasja e Iliria Sulës, media: I dashuri filipinas e vrau në shtëpinë e tij, aty kishte dhe prindërit, ata u larguan në mëngjes