Kuçi: Hashim Thaçi president, ose
shkojmë në zgjedhje parlamentare
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se Hashim Thaçi do të zgjidhet president i ri i Kosovës më 2016. Në të kundërtën, sipas tij, vendi do të shkoj në zgjedhje të reja.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se Hashim Thaçi do të zgjidhet president i ri i Kosovës më 2016. Në të kundërtën, sipas tij, vendi do të shkoj në zgjedhje të reja.
Në një intervistë dhënë për Gazetën Blic, Kuçi ka thënë se mund të ketë individ që janë kundër Hashim Thaçit president, mirëpo, ai është i bindur se edhe deputetët e LDK-së do ta votojnë.
“Mund të ketë individ që do të veprojnë ndryshe, që është demokratike, por unë besoj se që në vitin 2016 do të funksionoj marrëveshja, dhe më 2018, do të jenë zgjedhjet e reja nacionale. Përndryshe, po e them, jo për kërcënim, të mos e marrë askush, por në Kushtetutë parashihet qartë, që nëse presidenti nuk zgjidhet as në herën e tretë, atëherë shkohet në zgjedhje të reja nacionale. Pra, nuk e kisha dashur që vendi të shkoj në zgjedhje të reja. unë jam i bindur që LDK-ja ka qenë serioze në marrëveshje edhe ne kemi qenë”, ka thënë Hajredin Kuçi.
Ai në këtë intervistë dhënë për Gazetën Blic thotë se presidentja e vendit, Atifete Jahjaga duket se nuk ka informacion se në marrëveshjen e arritur ndërmjet PDK-së e LDK-së precizohet shumë qartë se më 2016, Hashim Thaçi do të jetë president i vendit.
“E para vendit nuk ka qenë prezentë në nënshkrimin e marrëveshjes. Me siguri ka folur për marrëveshjen fillestare. Marrëveshja fillestare, ku janë pajtuar për bashkëqeverisje, nuk ka folur për poste”, ka thënë Kuçi, duke iu përgjigjur deklaratave të Jahjagës se nuk është përcaktuar mandatari për postin e presidentit.
Kuçi ndër të tjera në këtë intervistë ka folur edhe për emërimin e zëvendësministrave. Sipas tij, PDK është e gatshme që menjëherë t’i emëroj zëvendësministrat e saj. Ai po ashtu flet në këtë intervistë flet edhe për mënyrën se si është arritur marrëveshja PDK- LDK, për mënyrën se si janë emëruar ministrat e PDK-së, për Gjykatën Speciale, misionin e EULEX-it, për ndërprerjen e kontratave nga ana e rektorit të Universitet të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.5%
-
Më keq
44.7%
-
Njësoj
17.8%
Vota total: 2408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18