KUCOVE-Dy persona janë arrestuar, pasi po lëviznin me armë zjarri në qytet dhe nuk iu bindën policisë duke tentuar që të  largoheshin.

Të arrestuarit janë Françesko Mehmetaj 20 vjeç dhe Olgen Luzi 21 vjeç, të dy banues në Kuçovë. Olgen Luzi mësohet se ka qenë i dënuar më parë për prodhim dhe shitje kanabisi.

Sipas policisë, dy të rinjtë në lagjen “Llukan Prifti” pasi ëshët afruar policia kanë hedhur  armën e zjarrit pistoletë "Makarov" dhe kanë tentuar të  largohen me vrap por janë kapur më pas nga shërbimet e policisë.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me 3 fishekë.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme  për veprat penale '’Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “ Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik’’ kryer në bashkëpunim,   parashikuar nga nenet 278, 242 - 25 të Kodit Penal.

kucove pistoleta

Arma e sekuestruar 

dy.b/shqiptarja.com