Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sacë Kozare në Kuçovë pasi një mjet me targa AA 764 AO ka me drejtues Sh.Sh ka goditur një motor që drejtohej nga 70 vjeçari S.D.

Drejtuesi i motorit është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Beratit ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e makinës në ambientet e Komisariatit të Kuçovës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com