KUÇOVË - Vidhet sot një argjendari në qytetin e Kuçovës. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në argjendarinë e shtetasit me inicialet A.B. pranë bankës Raiffaisen në lagjen “Lukan Prifti” të qytetit të Kuçovës, ku persona të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë argjendarinë, e cila kishte pak që ishte hapur.

Personat kanë hyrë me dhunë dhe të maskuar në argjendari. Më pas ka mbërritur policia e qarkut Berat, e cila ka identifikuar autorët e vjedhjes dhe është vënë në ndjekje të tyre, në bashkëpunim me policinë e qarkut Elbasan.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)