Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Njoftimi i plotë i policisë:
Kuçovë
Zbardhet vjedhja e ndodhur në shkollën e mesme, në lagjen "11 Shkurti", Kuçovë Ndalohen 3 prej autorëve si dhe shpallen në kërkim 2 prej tyre
Më datë 13.10. 2017, nga Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë fal një pune të mirëfilltë hetimore u zbardh vjedhja e ndodhur në shkollën e mesme, në lagjen "11 Shkurti " Kuçovë.
Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 18.01.2017 ku në shkollë e mesme u vodhën me thyerje 39 tableta elektronike të markës "PRESTIGIO MULTIPAD", u bë ndalim i 3 prej autorëve të dyshuar:
K.Gj, 17 vjeç, Sotir Diamandi, 19 vjeç, dhe Vefjon Diamandi, 19 vjeç, të tre banues në Kuçovë. Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 autorë të tjerë: R.P, 19 vjeç, dhe Sh.H, 18 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com










