Ekipi i Kuçovës është shpallur fitues i kampionatit të ndeshjeve të lira ndër 7 skuadra nga e gjithë Shqipëria. Kampionati u zhvillua në disa kategori dhe grupmosha që fituan gjithashtu titullin përkatës.

ndeshje te lira

Kupën e skuadrës kampione “Naftëtari Free Style Kuçova” ia dorëzoi drejtuesit Andon Papajorgjiu, kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Bardhyl Gjyzeli në një ceremoni ku mori pjesë deputeti i zonës Nasip Naço (LSI, ministër për Drejtësi).

ndeshje te lira

Në kampionat morën pjesë “Albanian Fight Club” me trajnerin Naim Seferi, “Naftëtari Free Style Kuçova” me Andon Papajorgjiu, “Apolonia Boks” me Baftjar Abazaj, “Apolonia Kick Bokks” me Marsel Dhimën, “Kobra Kick Boks” me Festim Mustafarajn, “Tomorri Kick Boks” me Leli Gegën, “Palestra Sport Fight” me Ilir Ruçajn, “Alpha” me Manuel Gaxhian dhe Adi Këon” me Ardjan Çaushin.

Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

ndeshje te lira