Ku do shkojë vula e PD? Avokati i Rithemelimit, Nuri: Ja çfarë ndodh nëse Gjykata rrëzon rekursin e Berishës

Gjykata e Lartë do të vendosë nesër në Dhomë Këshillimi për fatin e vulës dhe logos së Partisë Demokratike.

Avokati i Rithemelimit Franci Nuri i ftuar në "Frontline" në Report Tv me Marsela Karapançon tha se nëse Gjykata rrëzon rekursin e Berishës vula nuk i kalon PD zyrtare por gjithçka fillon nga fillimi.

“Vulën e vendos anëtarësia. Por në këtë rast ka një konflikt që ka shkuar në dyert e gjykatave. Nëse gjykata e hedh poshtë rekursin e Berishës vula nuk i shkon direkt Bashës. Çështja shkon në shkallë të parë, pra fillon loja nga fillimi. Duhet të dini se një gjykim në shkallë të parë merr muaj dhe vite. Kjo çështje mund të zvarritet me vite”, tha ai.

Fakti që seanca për vulën është lënë ditën e nesërme kur GJKKO merr dhe vendimin për ashpërsimin e masës së sigurisë për Berishën për avokatin është e qëllimshme.

“Kemi pasur koiçidenca të tjera që kanë përkuar në dëm të Partisë Demokratike. Nuk është lënë rastësisht në këtë datë. Në momentin që grupi parlamentar ishte duke kryer bashkimin, pra kishim negociata në atë moment ndodhi që u paraqit çështja në SPAK dhe u njoftua arrestimi i zotit Malltezi dhe u shfaq më pas kërkesa për Berishën. Opozita është ndjerë e sulmuar dita ditës”, shtoi ai.

Vendimi i parë për logon dhe vulën e PD-së u mor nga gjykatësi i Tiranës, Agron Zhukri në 25 mars 2022. Ai e konsideroi të ligjshëm kuvendin që ish-kryeministri Sali Berisha në 11 Dhjetor 2021. Në 3 mars të këtij viti, Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi që të rikthejë çështjen në Shkallën e Parë pasi më parë kishte pranuar si palë edhe grupimin e Alibeajt i komanduar në atë kohë në krye të partisë nga Lulzim Basha. Vendimi i Apelit u ankimua në Gjykatën e Lartë nga grupi i Rithemelimit ndërsa nesër Gjykata e lartë do të shprehet nëse do të lërë apo jo në fuqi vendimin e apelit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit