TIRANE-  Presidenca i është përgjigjur deklaratës ironizuese të kryeministrit Edi Rama i cili tha ditën e sotme në emisionin Real Story se kreu i shtetit Ilir Meta nuk ka ku ta gjejë popullin për të shpërndarë parlamentin.  "Ku e ka popullin ky, në Whatsapp?", tha Rama

Përmes zëdhënësit për mediat Tedi Blushi, Meta paralajmëron Ramën duke e thumbuar lidhur me akuzat e opozitës për lobimin 80 mijë dollarë,  të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Bilal Shehu, për foton e kreu të qeverisë me ish-presidentin amerikan Barack Obama.

"Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!", shkruan Blushi.

Postimi i Tedi Blushit